Lajmet

Kërkohet pagesa në baza mujore për pakon Premium të IPKO-së

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Kërkohet pagesa në baza mujore për pakon Premium të IPKO-së

Drejtor i zyrës për marrëdhënie me publikun pranë kompanisë IPKO, Alban Kastrati tha se sa u përket kanaleve të sportit, këtë vit IPKO ka siguruar të drejtat për transmetimin e ligave kryesore të futbollit në botë, si: Ligën angleze, spanjolle, Serinë A, Ligën e Kampionëve, ato gjermane, holandeze, portugeze, shqiptare dhe Copa Del Rey në Spanjë.

“Këtë vit televizioni kabllor digjital IPKO sjell edhe shumë ngjarje të tjera sportive, si: NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, Kampionatin Botëror në Basketboll, Formula 1, me të drejta transmetimi për tre vjet me radhë”, thekson Kastrati.

Sa u përket çmimeve, që konsumatorët e IPKO-s duhet t’i paguajnë për t’i pasur pakot e reja, Kastrati ka treguar se abonimi në Pakon Premium mund të bëhet për 6 muaj për çmimin 129 euro e 95 centë (21 euro e 65 centë në muaj, ose për 12 muaj, që kushton 199 euro e 95 centë ose 16 euro e 66 centë në muaj). Ai ka bërë me dije se ekziston edhe opsioni i pagesës mujore të pakove, duke përdorur shërbimet pa kamatë të një banke komerciale me të cilën IPKO-ja ka marrëveshje bashkëpunimi.

Të vetmen vërejtje që e kanë qytetarët është ajo që ndërlidhet me sistemin e pagesës sepse sipas tyre ajo duhet të jetë e mundshme që të paguhet edhe në muaj, por në anën tjetër ata shprehën të kënaqur me pakot e reja sepse u mundësojnë që të gjitha kanalet sportive të shikohen bashkë në një vend.

Lajmet e fundit>