Softuer

Kërkoni shpejt në Google, Wikipedia, YouTube dhe më tepër në Chrome

Mar 23 2012
0 Shpërndarje
Kërkoni shpejt në Google, Wikipedia, YouTube dhe më tepër në Chrome

Për më tepër, ju mund të shtoni edhe makina të tjera të kërkimit në menynë që paraqitet dhe shumë shpejt të kërkoni në Google Images ose YouTube për tekstin përzgjedhur. E tëra ajo çfarë duhet të bëni është që të zgjidhni tekstin në një uebfaqe dhe një meny e vogël do të paraqitet me mundësitë për kërkim në Wikipedia, Google, Twitter dhe Google Image. Menyja e hapur është aktive gjithashtu edhe në fushat tekstuale dhe është plotësisht e mundshme për t’u ndryshuar. Përdoruesit mund të shtojnë makina të shumta të kërkimit tnë këtë meny, të ndryshojnë numrin e kolonave, transparencën dhe më tepër tek Select Search Options.

Derisa ju jeni duke e shfletuar uebin dhe hasni ndonjë term për të cilin do të donit të kërkoni në Google, Wikipedia, YouTube ose në shërbimet e tjera, thjesht theksojeni atë pjesë dhe një meny me shumë makina të kërkimit do të paraqitet. Përzgjidheni një opsion nga menyja dhe rezultatet e kërkimit do të paraqitet menjëherë në një tab të ri të shfletuesit.

Select Search Options ua mundëson që të plotësisht ta ndryshoni shtojcën duke mundësuar shtimin e makinave të llojllojshme të kërkimit si eBay, BinSearch, Facebook dhe më tepër. Për më tepër, ju mund ta ndryshoni numrin e kolonave në meny, të ndryshoni transparencën dhe kohën përpara se një meny të paraqitet. Derisa ju t’i bëni këtë ndryshime, ju mund ta shikoni një vëzhgim të menysë në pjesën e poshtme të faqes.

Kjo shtojcë mund të shkaktojë rritje të produktivitetit dhe e shton përvojën tuaj të shfletimi të uebit. Shtojca mund të instalohet nga kjo lidhje./pcworldalbanian

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>