Ja se si

Kërkoni skedarët sipas madhësisë dhe datës në Windows 7

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Kërkoni skedarët sipas madhësisë dhe datës në Windows 7

Kërkimi i skedarëve është mjaft i lehtë duke përdorur Google Desktop, por sot do të shihni edhe një rrugë tjetër për të gjetur rezultate më të mira.

Ju mund të kërkoni skedarë (ang. files) të një kohe ose një date të caktuar, ose ju mund të përdorni shenjat më pak (<) ose më shumë (>) në kërkimet tuaja në Windows Explorer.

Kërkimi në bazë të datës

Për të kërkuar për një skedarë në mes të dy dative, hapni Windows Explorer dhe klikoni në hapësirën ku shkruhet kërkimi, shkruani pjesën që dëshironi ta këkroni dhe pastaj shypni në pjesën Date modified (Data e ndryshimit), për ta hapur kalendarin.

 Vetëm klikoni mbi datën dhe vendoseni miun në ndonjë datë tjetër që dëshironi për ta kërkuar një skedar. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe mundësitë e lartpërmendura që mund t’i gjeni poshtë kalendarit

Nëse dëshironi që të bëni një kërkim përpara ose pas një date të caktuar, përdorni < ose > pëpara datës:

data e ndryshimit: <[data]  (Për të kërkuar skedarët përpara një date)

data e ndryshimit:>[data] (Për të kërkuar skedarët pas një date)

Kërkimi në bazë të madhësisë

Tani, nëse dëshironi që të kërkoni një skedar në bazë të madhësisë, vetëm klikoni në opsionin Size dhe ju merrni mundësitë e lartpërmendura për kërkim të skedarit.

Përsëri, nëse dëshironi që të kërkoni skedarë më të mëdhenj ose më të vogël, përdorni < ose>.

Për shembull:

madhësia: <100MB (Kërkim për të gjithë skedarët që janë me madhësi nën 100MB)

madhësia:>100MB (Kërkim për të gjithë skedarët që janë me madhësi mbi 100MB)

Shpresoj që kjo do të ju ndihmojë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>