Harduer

Kërkuesit imitojnë bishtin e fazanit për e-lexues me ngjyra më të gjalla

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Kërkuesit imitojnë bishtin e fazanit për e-lexues me ngjyra më të gjalla

Kërkuesit kanë zbuluar një mënyrë të re për të bërë ngjyrat e ekranit të e-lexuesve (lexuesve elektronikë) më të gjalla, një mënyrë që mund të sjellë krijimin e monitorëve të avancuar dhe mund të paraprijë zhvillimin e librave online me ngjyra.

Kërkuesit në Universitetin e Michigan mundën të kapnin rreze drite në gjatësi të ndryshme të cilat reflektoheshin si ngjyrë në një pajisje. Ky zbulim mund të përcaktojë gjeneratën e re të ngjyrave në e-lexuesit. Rrezet e diellit mund të përdoren si burim drite për shfaqjen e imazheve me ngjyra, pak a shume si monitorët ekzistues me bojë elektronike. Kjo teknologji do të eleminonte nevojën e ndriçimit nga mbrapa, teknikë e përdorur gjerësisht në monitorët LCD.

Gjatë demonstrimit kërkuesit mundën të shfaqnin vetëm imazhe statike megjithatë do të punohet në të ardhmen për paraqitjen dhe të imazheve lëvizës me ngjyra. Nuk dihet akoma se kur do të hidhet në treg kjo teknologji e re.

Lexuesit kryesorë elektronikë të Amazon dhe Barnes & Noble në ditët e sotme përdorin ekrane me bojë elektronike që ka si bazë ngjyrën gri, ndërsa tabletet përdorin ekranet LCD. Teknologjia e monitorëve me ngjyra me bojë elektronike disponohet vetëm nga lexuesit Ectaco JetBook Color, por rezolucioni përsëri nuk mund të përshtatet me ekranet LCD.

Kërkuesit u frymëzuan nga bishti i fazanit që ndryshon ngjyrat duke reflektuar gjatësi vale të ndryshme të dritës në kënde të caktuara. Duke u nisur nga kjo kërkuesit aplikuan matje të ndryshme për të krijuar çarje të ndryshme që do të reflektonin dritën.

Një e çarë 40 nanometër reflekton ngjyrën e kaltër, një e çarë 60 nanometër reflekton ngjyrën rozë ndërsa në gjerësinë 90 nanometër përftohet ngjyra e verdhë. Drita është kapur brenda një matësi metalik dhe me pas është drejtuar tek të çarat në kënde të ndryshme.

Kërkuesit krijuan një pajisje për të shfaqur dritën e kapur dhe për ta kanalizuar tek të çarat. Pjesa fundore e pajisjes që kapte rrezet e dritës u vendos në pjatë qelqi me një shtresë argjendi. Kur drita takonte sipërfaqen një fushe elektrike e krijuar shkaktonte gjatësi të ndryshme të valëve të dritës dhe kjo më pas kanalizohej tek të çarat.

“Kërkimi mund të rezultojë me monitorë të rinj reflektues te drites që do të shfaqin ngjyra të qëndrueshme nga kendvështrime të ndryshme”, thanë kërkuesit. (PCWorld Albanian)

peacock

Lajmet e fundit>