Harduer

Kërkuesit kanë zbuluar “mendimkalimet” ne vend të fjalëkalimeve

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Kërkuesit kanë zbuluar “mendimkalimet” ne vend të fjalëkalimeve

fjalkalimiSipas një kërkimi është zbuluar se në të ardhmen në vend të shkrimit të fjalëkalimit aksesi do të garantohet nëpërmjet mendimit të fjalëkalimit.

Nëpërmjet pajisjes të prodhuar nga Neurosky janë lexuar valët e trurit për të verifikuar përdoruesit, kështu do të marrë fund gjenerata e përdorimit të fjalëkalimeve me shkronja dhe numra.

Këto lloj pajisjesh (Electroencephalogram) kryejnë matje të aktivitetit elektrik përgjatë skalpit të kokës në formën e gjatësive të valës, të cilat lidhen me gjendje të ndryshme emocionale dhe mendore.

Me përparimin e teknologjisë reduktohen njëkohësisht përmasat dhe kostot e pajisjeve EEG duke sjellë shumë afër përdoruesve kompjutera të bazuar në kontrollin e mendjes.

Në fazën e ardhshme kërkimi rreth “mendimkalimeve” do të fokusohet tek gjetja e mendimeve që janë të përshtatshme për përdoruesit.

Në njërin prej testimeve pjesëmarrësit u pyetën nëse mund të imagjinonin veten duke luajtur sportin e tyre të prefruar, por për ata ishte e çuditshme të imagjinonin lëvizjen e muskujve pa i lëvizur në të vërtetë.

Megjithatë para se të entuziazmohemi për gjetjen e një lloji fjalëkalimi të sigurt, kërkuesit kanë zbuluar një metodë për të hakuar mendjen e njeriut.

Një grup tjetër studiuesish kanë zbuluar se mund të deshifrojnë të dhëna të tilla si p.sh kodet e ATM-ve nëpërmjet ientifikimit të faktit se përdoruesit po mendonin për informacione familjare. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>