Harduer

Kërkuesit krijojnë robotin e spiunazhit nënujorë, i ngjashëm me kandilin e detit

May 13 2013
0 Shpërndarje
Kërkuesit krijojnë robotin e spiunazhit nënujorë, i ngjashëm me kandilin e detit

Kërkuesit e Virginia Tech kanë ndërtuar një “kandil” autonom robot që ndoshta një ditë mund të përdoret si pjesë e spiunazhit ushtarak nënujorë.

Kolegji Inxhinierik Virginia Tech zbuloi prototipin e robotit të quajtur Cyro.

“Kandili” prej roboti rëndon 170 paund dhe është i gjatë 5 metra dhe 7 inç. Kërkimi është mbështetur nga Qendra e Çështjeve Nënujore të Marinës Amerikane dhe nga Zyra e Kërkimit të Marinës, që janë në kërkim të robotëve autonomë për kërkime nënujore për monitorim ambienti.

Cyro është vazhdimi i Robojellu, një “kandil robot” i të njëjtit grup kërkimi i zbuluar vitin e kaluar. Ndryshe nga Cyro, RoboJelly është një makinë e vogël në masën e dorës njerëzore, sipas Virginia Tech.

“Një pajisje e madhe do të lejojë një jetëgjatësi më të madhe dhe një operacion më të madh për të operuar, tha Alex Villanueva, një student që punon mbi projektin . “Rezultatet inxhinierike dhe biologjike treguan që pajisjet e mëdha kanë një kosto të ulët transporti, që është një mase për të përcaktuar se sa energji po shpenzohet për udhëtim.” Kërkuesit thanë se vendosen ta ngjajnë robotin e tyre nënujorë me kandilat për shkak të masës së ulët metabolike që mundëson konsum të ulët të energjisë.

Në punën e fundit që është bërë për robotët nënujore, Cyro është modeluar dhe quajtur sipas një kandili që është cilësuar si “Krifa e Luanit. “Ne shpresojmë ta përmirësojmë robotin dhe të ulim shpenzimin e energjisë dhe të përmirësojmë perfomancën e notit si dhe mimikën për të ngjarë me kandilin natyral,” citoi Vullanueva. (PCWorld Albanian)

robot nenujor

Lajmet e fundit>