Lajmet

Kërkuesit po testojnë një teknologji të re që mund të rrisë shpejtësinë e Internetit 400 herë më tepër

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
Kërkuesit po testojnë një teknologji të re që mund të rrisë shpejtësinë e Internetit 400 herë më tepër

E gjithë bota po mbështetet aktualisht tek interneti prandaj është shumë i rëndësishëm zbulimi metodave të reja që mundësojnë rritjen e shpejtësisë së tij.

Një shpejtësi më e lartë interneti do të ndihmojë realizimin e shërbimeve dhe teknologjive të së ardhmes. Në ditët e sotme njerëzit janë të varur nga komunikimi dhe kërkojnë gjithnjë e më tepër “bandwidth” sa më të lartë. Është shumë e rëndësishme që të merren masat dhe të zgjidhen problemet ekzistuese për të përballuar rritjen e kapacitetit.

Kërkuesit në Laboratorin Bell janë duke punuar për vënien në zbatim të një teknologjie të re që do të ndihmojë të dhënat jo vetëm të udhëtojnë në distanca të largëta, por njëkohësisht edhe shumë më shpejt se aktualisht. Në fakt ata do të përdorin të njëjtën teknologji që mundëson largimin e zhurmës së kufjeve.

Më konkretisht mund të themi se kufjet përdorin tingujt e jashtëm për të eliminuar zhurmën që drejtohet në veshin e përdoruesit.

Të njëjtën ide po përdorin edhe kërkuesit e këtij laboratory. Ata zbuluan se kur dërgojnë dy rreze drite në një kabëll dhe jo një të vetme, nga takimi i tyre me njëra-tjetrën është e mundur që zhurmat e sinjaleve të eliminohen.

Si përfundim kërkuesit arritën që të dërgonin të dhëna mijëra kilometra larg dhe për më tepër me një shpejtësi 400 Gbps që është 400 herë më i shpejtë se sa interneti gigabit i Google Fiber. Kjo teknologji duket me të vërtetë premtuese, por nuk dihet ende se kur do të jetë e disponueshme për konsumatorët. (PCWorld Albanian)

teknologji internet

Lajmet e fundit>