Harduer

Kërkuesit “printojnë” enët e gjakut nëpër inde për krijimin e organeve njerëzore artificiale

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Kërkuesit “printojnë” enët e gjakut nëpër inde për krijimin e organeve njerëzore artificiale

3D-printed-earlobesKy zhvillim do të ishte një prej më të rëndësishmit në botën mjekësore dhe njerëzore. Kërkuesit e Harvardit janë shprehur se kanë arritur të “printojnë” përmes printimit 3D, enë gjaku të vendosura në inde. Shkencëtarja Jennifer Lewis dhe skuadra e saj kanë krijuar një pjesë indi të përbërë nga qelizat e lëkurës së bashku me një strukturë materiale të përfshirë në të e cila përmban struktura të ngjashme me enët e gjakut. Fillimisht raportuar nga Advanced Materials, indi është i pari që është realizuar përmes printimit 3D ku janë përfshirë enë gjaku të cilat me shumë mundësi janë funksionale.

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë arritur të bëjnë një ecuri mjaft impresive duke ndërtuar inde dhe struktura të ngjashme me organet në laboratorë. Indet e holla artificiale, si kanalet e frymëmarrjes të zhvilluara nga vetë qelizat e pacientit, po përdoren për trajtime mjekësore. Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë dëshmuar se raste të veçanta kulturash mund t’i shtyjnë rrënjët qelizore të rriten e të zhvillohen në vetë struktura të organizuara që i përngjajnë një truri në zhvillim, një pjese të mëlçisë apo një pjese të syrit.

Të gjitha këto eksperimente kanë ngecur gjithmonë në të njëjtën pikë: tek ndërtimi i indeve më të trasha dhe më komplekse pikërisht për shkak të mungesës së enëve të gjakut. Tashmë kjo gjë është realizuar në mjediset laboratorike përmes tre llojeve të ndryshme bojërash. Sigurisht, ndërtimi i indeve apo organeve funksionale të cilat të arrijnë të zëvendësojnë ato natyrale është një qëllim ende i largët, por hapat drejt tij do të ndërtohet dalëngadalë me kalimin e viteve. Enët më të vogla që janë “printuar” kanë diametër 75 mikrometër, çka do të thotë se janë shumë më të mëdha sesa kapilarët e vegjël që bëjnë shkëmbimin e lëndëve ushqyese apo mbetjeve në trupin tonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>