Analiza

Këshilla se si të ruani jetëgjatësinë e baterisë suaj

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Këshilla se si të ruani jetëgjatësinë e baterisë suaj

dx2iaznkeck7tq1celdsJetëgjatësia e smartfonëve është duke u përmirësuar me kalimin e kohës, por ka ende shumë gjëra që ju mund t’i përdorni për ta përmirësuar jetëgjatësinë e pajisjes suaj. Ky indeks i kuptueshëm përfshin një varg të gjerë të këshillave për ruajtjen e baterisë për modelet Apple, Samsung, Blackberry, HTC, Huawei, LG, Motorola, Sony, Nokia dhe madje Amazon.

Indeksi që shfletohet me lehtësi vjen nga shitësi me pakicë online LiGo dhe është kthyer në dy menu rënëse. Zgjidhni prodhuesin e telefonit tuaj, më pas zgjidheni modelin dhe aty do të keni disa këshilla për ruajtjen e baterisë. Klikoni në secilën këshillë për të mësuar më tepër se si ta përdorni atë për vete dhe pse mund të ju ndihmojë. Sidoqoftë, shumë këshilla për modele të popullarizuara të telefonëve – ose telefonëve me të njëjtin sistem operativ – janë mjaft të ngjashëm.

Për shembull, nëse përdorni një iPhone i cili ka mundësi ta përdor sistemin iOS 8, këshillat do të jenë të përgjithshme për të gjitha modelet e pajisjeve që mund ta përdorin këtë sistem operativ. Por në të ndodhen disa këshilla për telefonët më pak të popullarizuar që nuk kanë marrë edhe aq vëmendje. Gjeni këshillat për smartfonin tuaj në këtë faqe. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>