Ja se si

Këshilla të vogla për të shpejtuar punën e Mozilla Firefox

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
Këshilla të vogla për të shpejtuar punën e Mozilla Firefox

Përmirësoni performancën duke pastruar Listën e Shkarkimit

Gjatë punës sonë të përditshme në zyre shumë prej nesh kanë si shfletues primar Mozilla Firefox, por të gjithë ishim të pajtimit me bllokimin për disa sekonda të  shfletuesit pasi ai të ketë shkarkuar një skedarë. Përnjëmend shfletuesi bllokohej për një sekondë në momentin e shkarkimit apo rreth një minutë pas përfundimit të tij.

Për t’iu qasur problemit më afër, ne vendosëm që të shikojmë Listat e Shkarkimit (që mund të shihen duke shtypur Ctrl+J) kur keni të hapur shfletuesin dhe ajo që u vërejtë ishte moskujdesi jonë në pastrimin e listës. PCWAMe një klikim (Clear List) vendosëm që të gjithë të pastrojmë listën (kjo nuk fshin shkarkimet tuaja, por i fshin ato vetëm nga memoria e Firefox), dhe si rezultat herën tjetër që tentuam të shkarkojmë një skedarë, Firefox punonte me shpejtësi të zakonshme, pa vonesa, pa bllokime. Nuk jam i sigurt nëse me këtë pastrim kemi arritur të bëjmë Firefox-in më të shpejtë por dallimet ishin të dukshme tek të gjithë, dhe asnjëri prej nesh nuk u përballë më me ndonjë pengesë. Rekomandojmë që të bëni të njëjtën procedurë.

Largoni versione të vjetra nga Java Console prej Firefox

Natyrisht që Java është gjuhë programuese që përdoret nga ueb faqe dhe aplikacione të ndryshme të uebit – një farë cope softueri që vazhdimisht ju ngacmon të instaloni përditësime.

Firefox-AddonsÇdo herë që bëni këtë, Firefox trashëgon një version të ri të Java Console (një vegël për debugging që është e padobishme për shumicën e përdoruesve). Për fat të keq, versionet e vjetra nuk fshihen. A ndikon kjo në performancë? Nuk mund ta konfirmojmë këtë, por nuk e di nëse ju do të dëshironit të keni me dhjetëra Java Consloes që ngarkojnë gjërat. 

Nëse shikoni listën tuaj të shtojcave në Firefox (duke zgjedhur Tools, Add-ons) ju ndoshta duhet të shihni disa raste të Java Consoles.). Megjithatë, ju gjithashtu do të shihni se butoni i fshirjes për secilën është i errësuar. E tani si t’i largoni versionet vjetra?

Thjeshtë: Mbyllni Firefox, dhe më pas lëshojeni si administrator. Për ta bërë këtë klikoni me të djathtën në ikonën e Firefox në desktop, dhe më pas zgjidhni Run as administrator. Tani kur shkoni prapa tek lista me shtojca, ju do të shihni të ndezur opsionin për fshirjen e versioneve të vjetra të Java Console. Ju ndoshta do të mund t’i largoni të gjitha, por ju rekomandomë që të ruani së paku atë që ka versionin më të ri (numrin më të lartë), vetëm në rast se Java Runtime Environment ka nevojë për të, për ndonjë arsye të caktuar.

Bëni që Firefox të kalojë menjëherë në tabs të rinj

Normalisht kur klikoni një link që hap një tab të ri (apo mbani të shtypur tastin Ctrl gjersa klikoni një link, gjë që detyron të hapet një tab i ri), Firefox nuk kalon në mënyrë automatike tek ai tab. Ai ju mban në pozitën ku jeni tani. Kjo nuk ka edhe aq kuptim. Në fund të fundit, pse do të hapnit një tab të ri nëse nuk do të dëshironit ta shikonit menjëherë? Firefox

Për fat, ka një mënyrë të lehtë për të ndryshuar sjelljen e Firefox kur bëhet fjalë për hapjen e tabeve të reja: Klikoni menynë Tools, pastaj Options, dhe më pas klikoni Tabs. Vëni në funksion opsionin e fundit në listë: When I open a link in a new tab, switch to it immediately. (Thjeshtë apo jo?) Klikoni OK kur të keni përfunduar punë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>