Lajmet

Këshillat Britanik spiunojnë publikun me leje të autoriteteve

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Këshillat Britanik spiunojnë publikun me leje të autoriteteve

4168Këshillave iu dha leje për të bërë më shumë se 55,000 ditë përgjime të mbuluara përgjatë pesë viteve,  duke përfshirë spiunime në njerëzit që shëtisnin kafshët e tyre, ushqenin pëllumbat dhe hidhnin mbeturina, raportoi the Guardian.

Një kërkesë në masë për lirinë e informacionit ka zbuluar se 186 autoritete lokale – dy të tretat e 283  që u përgjigjën – përdorën Aktin e Rregullatorëve të Fuqive të Hetimit  (Ripa) për të mbledhur prova me anë të dëgjimit sekret të pajisjeve, kamerave dhe detektivëve privat.

Mes shembujve të detajuar të dhënë ishin këshilli Midlothian që përdorte fuqitë për të monitoruar lehjet e qenve  dhe këshilli i qytetit të vogël Allerdale që mblidhte prova rreth kush ishte fajtor për ushqyerjen e pëllumbave.

Wolverhamton përdori përgjime të mbuluara për të kontrolluar shitjen e lojërave të rrezikshme dhe për uljen e kilometrave të makinës; Slough për të shërbyer në një hetim mbi një fermë të paligjshme qensh; dhe Westminster për të zbuluar shitjen e fishekzjarrëve tek fëmijët.

Ndërkohë, Lancaster përdori aktin, në 2012, për “përforcimin pastrimit të ndotjes së qenve shtëpiak” në dy vende kryesore përgjatë 11 ditëve.

Një folëse tha se ligji ka ndryshuar që atëherë dhe Ripa tani mund të përdoret vetëm nëse dyshohet aktivitet kriminal. Lejet për dhjetëra mijëra ditë u zbuluan në një ushtrim të madh të lirisë së informacionit, të bërë nga demokratët liberal. Ato gjetën se këshillat kanë lëshuar 2,800 operacione të ndryshëm përgjimi që zgjasnin deri në 90 ditë secili.

Kritikët e legjistacionit të spiunimit thanë se qeveria tha se do ta përdorte vetëm kur ishte e nevojshme për të mbrojtur popullin Britanik nga rreziqet ekstreme.

Brian Paddick, një nga demokratët liberal që përfaqëson partinë në punët e brendshme, tha:

“Është absurde që autoritetet lokale po përdorin këto masa, të menduara për luftën ndaj terroristëve, për probleme të vogla si lehjet e qenve ose shitjen e biletave të teatrove. Spiunimi në publik duhet të përdoret si një zgjidhje e fundit jo si një mjet i përditshëm.”

Ai argumentoi se akti i ri, i cili do të marrë fuqitë e Ripa përgjatë një strukture me përmasa të reja, do të limitonte aftësinë e autoriteteve lokale për të monitoruar komunikimet e njerëzve.

Por ai gjithashtu tha se do ti jepte “fuqi të mëdha përgjimi një numri të madh trupash qeveritar.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Britania
Lajmet e fundit>