Lajmet

Këshilli i Gjuhës Suedeze heq fjalën “ungoogleable” pas presionit të Google

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Këshilli i Gjuhës Suedeze heq fjalën “ungoogleable” pas presionit të Google

Këshilli i Gjuhës në Suedi si institucion primar për kultivimin e gjuhës në atë vend ka për mision monitorimin e gjuhës së folur dhe të shkruar suedeze si dhe përdorimin e fjalëve në gjuhët e huaja.

Këtë herë këtij institucioni i është dashur të heqë nga lista vjetore e fjalëve të reja “ogooglebar” ose “ungoogleable” pas presionit të ushtruar nga Google për respektimin e markës së vet. 

Ky term përdoret në Suedi për të përshkruar diçka që nuk mund të gjendet në ueb nëpërmjet motorave të kërkimit, por që në momentin e publikimit në muajin dhjetor Google është përpjekur të influencojë ndaj Këshillit ndërsa nga ana tjetër, ky institucion ka reaguar se  “Google nuk zotëron gjuhën!”. 

Google dëshironte të ndryshonte përkufizimin e fjalës si dhe kërkoi shtimin e një mohimi në listën e fjalëve të reja ku bëhej e qartë se Google është një markë. Megjithatë Këshilli mori vendimin përfundimtar të heqjes së fjalës. 

Sipas Ann Cederberg, Këshilli i Gjuhës nuk ka kohë dhe energji për të shpenzuar në ndjekjen e procesit të gjatë që Google po përpiqet të fillojë ndaj nuk do të kompromentojë dhe ndryshojë përcaktimin e dëshiruar nga Google.

Ai thekson se Google harron që zhvillimi i gjuhës nuk ka lidhje me mbrojtjen e markës. (PCWorld Albanian)

ungoogleable

Tags >

Google
Lajmet e fundit>