Lajmet

Këshilli rregullator i të dhënave detyron Google të ndryshojë politikat e privatësisë

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Këshilli rregullator i të dhënave detyron Google të ndryshojë politikat e privatësisë

_77845419_googleRregullatorët e të dhënave në Evropë po ushtrojnë presion ndaj kompanisë Google që ajo të ndryshojë politikat e saj të sigurisë.

Kjo kërkesë ndjek ndryshimet që Google zbatoi para dy vjetësh pasi këshilli rregullator u shpreh se kompania kishte shkelur rregullat e privatësisë.

Ndër të tjera këshilli kërkon që Google t’iu tregojë ekzaktësisht përdoruesve burimin e të dhënave dhe me kë janë shpërndarë ato. Kompania Google u shpreh se po bashkëpunon me rregullatorët për përmirësimin e politikave të kompanisë.

Kjo “mosmarrëveshje” i ka fillimet e saj që në mars të vitit 2012 kur Google i konsolidoi 60 politikat e saj të privatësisë në një të vetme dhe filloi të kombinonte të dhënat ndërmjet YouTube, Gmail dhe Google Maps.

Edhe pse Google nuk është akuzuar direkt për veprime të paligjshme ajo është akuzuar se ka dhënë detaje jo të plota dhe të përafërta duke ngritur shqetësime për shërbime të veçanta. Një zëdhënës i këshillit është shprehur se Google ka bërë disa ndryshime, por ata do vazhdojnë të hetojnë derisa gjithçka të jetë në përputhje të plotë.

Në një letër dërguar Larry Page, Këshilli Europian për mbrojtjen e të dhënave ka shkruar: “Google duhet të përmbushë detyrimet e saj duke respektuar të gjitha kornizat e mbrojtjes së të dhënave dhe duhet të përcaktojë mjetet për arritjen e këtyre kërkesave ligjore.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>