Lajmet

Këtë të enjte në Prishtinë mbahet aktiviteti Linux Installfest

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Këtë të enjte në Prishtinë mbahet aktiviteti Linux Installfest

10628412_1549046681980348_9063219153999769167_nGjatë të enjtes, duke filluar nga ora 17.00 në Prishtina Hackerspace do të mbahet një aktivitet i dedikuar në veçanti për fillestarët me sistemet operative GNU/Linux, ku përveç njoftimit me informacione rreth sistemeve të këtij lloji, të pranishmit do të kenë rastin që të shohin hap pas hapi se si bëhet edhe instalimi i një sistemi të tillë.

Hyrja është e hapur, por këshillohet që të merrni një laptop, një USB që hapësirë të paktën 2GB, si dhe të ruani të dhënat tuaja në një disk lokal në rast se ndodh ndonjë problem gjatë procesit të instalimit. Lloji i sistemit operativ i cili do të instalohet është Ubuntu, por ju mund të kërkoni ta instaloni ndonjë lloj tjetër, e këtë duhet ta bëni para se të shkoni për ta pasur më pas të gatshme instalimin.

Ky aktivitet organizohet nga shoqata FLOSSK, e cila kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive me aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur, ku para gati një muaji mbajti konferencën tashmë tradicionale SoftwareFreedom Kosova 2014. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>