Lajmet

Këtë vikend mbahet “Software Freedom Kosova 2010”

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Këtë vikend mbahet “Software Freedom Kosova 2010”

Më 25 dhe 26 shtator, pra këtë vikend në Prishtinë do të mbahet Konferenca Kosovare e Softuerit të lirë e cila pritet të mbledhë shumë vizitues dhe hakerë me renome .

Kjo konferencë do të fokusohet në 24 ligjërata nga Kosova, regjioni dhe bota, ku pritet që të ketë musafir, ligjërues dhe hakerë me renome siq janë: Leon Shiman, Rob Savoye, Mikel Maron dhe Peter Salus. 

Shiman është pronar i firmës konsulente Shiman Associates dhe anëtar bordi i Fondacionit që mbikëqyr zhvillimin e sistemit grafik për Linux dhe BSD – x.org, Savoye është zhvilluesi primar i Gnash ndërsa më parë ka zhvilluar edhe për Debian, Red Hat dhe Yahoo, ndërsa Maron Maron specializohet në programim të aplikacioneve të bazuara në gjeografi dhe lokacion, dhe njëkohësisht është anëtarë bordi i OpenStreeMap Foundation, shërbim ky i ngjashëm me shërbimet e Google Maps. Salus është një linguist, shkencëtar kompjuterik dhe historian i teknologjisë.

Mirëpo, natyrisht do të ketë edhe ligjërues të tjerë të cilët do të ofrojnë tema të ndryshme si: Milot Shala i cili do të demonstroj drejtpërdrejtë zhvillimin në Qt Framework të Nokia-s, pastaj edhe Martin Bekkelund do të tregoj praktikat norvegjeze me kodin burimor të hapur (open source) në administratën shtetërore,

Baki Goxhaj do të flas për WordPress, Marco Fioretti do të tregoj si gjuhët programuese skriptuese mund të përdoren në shkolla. Temat tjera do të janë Wikipedia, CAD, përdorimi i fondeve të EU-s në Open Source, platforma për fëmijë Sugar, sistemet CMS për universitete, platforma Android, etj.

Kjo konferencë do të mbahet në mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës kurse regjistrimi pa pagesë fillon të shtunën në ora 09:00 ndërsa programi fillon në ora 10:00. Konferenca përkrahet financiarisht nga Zyra e Kryeministrit, Rrota, PC World Albanian dhe OpenWorld.al.

Lajmet e fundit>