Lajmet

Këto janë fjalëkalimet më të përdorura të 2016-ës

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht se vazhdmisht na thuhet të përdorim fjalëkalime të fuqishme dhe unike, njerëzit akoma vazhdojnë të shfrytëzojnë modele lehtësisht të parashikueshme për të siguruar jetët e tyre online. Këto janë fjalëkalimet më të përdorura të 2016-ës Photo Source: Comodo

Fjalëkalimet më të përdorura për 2016-ën janë “123456,” “qwerty” dhe “111111,” sipas një raporti të publikuar. Çdokush që përdor një fjalëkalim të tillë duhet të nxitojë ta ndryshojë sepse informacionet e tyre nuk janë të sigurta.

Mëse 50% e njerëzve përdorin një prej 25 fjalëkalimeve më të zakonshme tha zhvilluesi i aplikacionit të menaxhimit të fjalëkalimeve Keeper. 17% e tyre përdorin “123456” si gardianin e të dhënave.

Keeper thotë se janë uebsajtet ato që duhet të vihen përpara përgjegjësisë që lexuesit e tyre përdorin të tilla fjalëkalime. “Përgjegjësia më e madhe qëndron tek uebsajtet të cilat nuk aplikojnë politikat më bazike të kompleksistetit të një fjalëkalimi.”

Ekzistojnë pafund softuerë të cilët mund të dëshifrojnë fjalëkalime me gjashtë karaktere në vetëm pak sekonda sidomos kur janë sekuenciale. Mbrojtja më e mirë ndaj këtyre sulmeve është përdorimi i një varieteti numrash, simbolesh dhe gërmash. (PCWorld Albanian)

25 fjalëkalimet më të përdorura të 2016-ës

  1. 123456
  2. 123456789
  3. qwerty
  4. 12345678
  5. 111111
  6. 1234567890
  7. 1234567
  8. password
  9. 123123
  10. 987654321
  11. qwertyuiop
  12. mynoob
  13. 123321
  14. 666666
  15. 18atcskd2w
  16. 7777777
  17. 1q2w3e4r
  18. 654321
  19. 555555
  20. 3rjs1la7qe
  21. google
  22. 1q2w3e4r5t
  23. 123qwe
  24. zxcvbnm
  25. 1q2w3e

Lajmet e fundit>