Harduer

Me KeyOne BlackBerry ka gjetur pikën e dobët të konsumatorëve

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Jo pse nuk u prodhuar nga vetë BlackBerry por sepse ja arrin në mënyrë të shkëlqyer të kombinojnë modernen me tradicionalen. Me KeyOne BlackBerry ka gjetur pikën e dobët të konsumatorëve

BlackBerry KeyOne i cili doli në shitje ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Kanada, është një telefon i çuditshëm.

Jo pse nuk u prodhuar nga vetë BlackBerry por sepse ja arrin në mënyrë të shkëlqyer të kombinojnë modernen me tradicionalen.

Kjo strategji për BlackBerry kan dështuar disaherë përpara se të vinte prodhuesi TCL. Tastiera tradicionale dukej sikur ishte një përpjekje e dëshpëruar për të joshur konsumatorët me një të kaluar të madhe.

Por pak vite pasi eksperimenti me BlackBerry 10 dështoi, KeyOne me ndërtimin e tij solid, versioni e paprekur Android dhe butonët plastikë të kujton dikë që se ke takuar prej kohësh.

KeyOne ka një kamër mjaft të mirë diçka për të cilën BlackBerry nuk shquhej kurrë. Përdor të njëjtin sensor të Google Pixel edhe pse softueri dedikuar asaj nuk vjen nga një prodhues i njohur prandaj rënkon.

Softueri është po aq i mirë. BlackBerry ka sjellur me vehte Hub dhe BBM por nëse nuk jeni një adhurues i tyre lehtësisht mund ti lini mënjëanë.

E si mund të harrojmë tastierën fizike? Ajo është firma e BlackBerry. Ashtu si butonët sensivë me tastierën mund të shfletoni poshtë lart, majtas dhe djathas në një mori aplikacionesh si përshembull Twitter.

KeyOne e bën tastierë fizike të duket një inovacion i vërtetë dhe jo si diçka që i përket së kaluarës. Vlen të përmendim USB-C dhe një modalitet të ngarkimit të shpejtë.

BlackBerry KeyOne do tu kushtojë 729 dollar, një çmim i cili e vendos në ragun e telefonëve premium. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>