Lajmet

Kia dhe Hyundai premtojnë asistent virtual për makinat e prodhuara pas 2019-ës

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse Kia dhe Hyundai janë dy prej prodhuesve më të fundit që kërkojnë integrimin e inteligjencës artificiale në makinat tona, në të vërtetë ky është një trend në rritje për të gjithë prodhuesit e tjerë. Kia dhe Hyundai premtojnë asistent virtual për makinat e prodhuara pas 2019-ës

Makinat e prodhuara nga gjigandët Koreanë Hyundai dhe Kia do të kenë të integruar një asistent virtual me inteligjencë artificiale duke filluar nga 2019-ta.

Plani do të vihet në jetë përmes teknologjisë së krijuar nga SoundHound, kompania e identifikimit të muzikës e cila së fundi ka shtuar aktivitetin e saj me softuerë AI ngjashëm me asistentët e Siri dhe Google Assistant.

Asistenti do të mund të ofrojë sugjerime të destinacioneve sipas kalendarit ose bazuar në preferenca dhe zgjedhje të bëra në të kaluarën.

Gjithashtu përdoruesit e këtyre makinave do ti kontrollojnë automjetet e tyre përmes komandave zanore.

I quajtur Personal Assistant, ai do të debutojë këtë vit në CES ndërsa testimet e para fillojnë në 2018-ën dhe debutim në 2019-ën.

Edhe pse Kia dhe Hyundai janë dy prej prodhuesve më të fundit që kërkojnë integrimin e inteligjencës artificiale në makinat tona, në të vërtetë ky është një trend në rritje për të gjithë prodhuesit e tjerë.

Toyota, Nissan dhe Honda kanë demonstruar gjithashtu konceptet e tyre ndërsa Ford po bashkëpunon me Amazon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>