Lajmet

“Kill Switch”, elementi më i ri i sigurisë në smartfonë

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
“Kill Switch”, elementi më i ri i sigurisë në smartfonë

140619124551-cellphone-kill-switch-620xaGoogle dhe Microsoft do të përfshijnë një element të ri sigurie të quajtur “Kill Switch” në sistemet operative të telefonëve inteligjentë, të cilët do të hidhen në treg në muajt në vazhdim. Kjo teknologji lejon që në rast vjedhjeje smartfonët të ndalojnë së punuari, duke i bërë ato jo funksional për hajdutin.

Teknologjia “Kill Switch” pritet të jetë e pranishme në 97% të telefonëve të ardhshëm inteligjentë. Deri më sot smarfonët kanë si element sigurie “Activation Lock”, një teknologji e cila gjurmon telefonin si dhe e mbron atë nëpërmjet një fjalëkalimi, i cili nuk hiqet edhe në rast të formatimit të tij. Në një raport nga Schneiderman thuhet se telefonët inteligjentë që kanë këto elementë sigurie nuk preferohen më të vidhen pasi ato bëhen të pavlefshëm menjëherë pas vjedhjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>