Siguri

Kina bllokon qasjen në rrjetin profesional Linkedin

Feb 25 2011
0 Shpërndarje
Kina bllokon qasjen në rrjetin profesional Linkedin

Analistët besojnë se kjo ka të bëjë me tentimet e qeverisë për të shtypur çfarëdo reference ndaj një “Revolucioni të quajtur Jasmine” – që është një emër dhënë lëvizjes së protestave në Tunizi – që në fakt është një term që gjithashtu është bllokuar edhe për tu kërkuar në faqet Kineze gjatë javës që shkoi.

“Kjo duket të jetë pjesë e një tentimi më të gjerë të Kinës për të bllokuar edhe më shumë faqe” tha Hani Durzy, një zëdhënës i LinkedIn që ka konfirmuar se faqja ishte e paarritshme për disa përdorues në Kinë.

Kina është e njohur për censurimin e faqeve të internetit, por gjatë javëve të fundit, qeveria Kineze ka rritur më shumë mundimet për të bllokuar faqe që përcjellin protestat antiqeveritare në Lindjen e Mesme. Kërkimet si “Egjipt”, “Hillary” dhe “Hillary Clinton” janë bllokuar në një shërbim të ngjashëm me Twitter në Kinë (Kina bllokon edhe Twitter-in e edhe Facebook-un, që janë dy prej faqeve më të popullarizuara në botë).

Arsyeja pse LinkedIn është bllokuar në Kinë thuhet të ketë të bëjë me paraqitjen e Revolucionit Jasmine në atë faqe. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>