Vëzhgim

Kina: Google duhet të respektojë ligjin

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
Kina: Google duhet të respektojë ligjin

Çështjet politike dhe diplomatike mes Google dhe Qeverisë Kineze kanë eskaluar në shkallë të reja gjatë ditës së sotme, kur shefi i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë Informative Li Yizhong, paralajmëroi Google se duhet t’i bindet ligjeve të Kinës, dhe nëse dështon ta bëjë këtë ajo do të përballet me pasoja serioze.

“Shpresojë se Google do t’i bindet dhe do të respektojë ligjet dhe rregullat e Kinës” tha Yizhong, pas një seance vjetore legjislative në Kinë. “Është e papërgjegjshme dhe jo miqësore nëse Google insiston në bërjen e diçkaje që bie në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e Kinës, dhe ajo do të paguaj për pasojat nëse e bënë këtë”.

Yizhong bëri të ditur se nëse Google largohet nga Kina, nuk do të ketë ndonjë ndikim të theksuar në tregun në rritje e sipër të Kinës: për dallim prej pjesës tjetër të botës, ku Google dominon në kërkim të internetit, në Kinë Google renditet në vendin e dytë, pasi që lider është Baidu.

Lajmet e fundit>