Lajmet

Kina: Google ka “gabuar rëndë” me ndaljen e censurimit

Mar 23 2010
0 Shpërndarje
Kina: Google ka “gabuar rëndë” me ndaljen e censurimit

Kritika ishte reagimi i parë zyrtarë nga Kina, pasi kompania amerikane ka nisur me ridrejtimin e përdoruesve të Google.cn në faqen e kompanisë në Hong Kong, Google.com.hk, ku kompania u shpreh se po ofronte “rezultate të pacensuruara… të dizajnuara veçanërisht për përdoruesit nga Kina”.

“Ne kategorikisht kundërshtojmë politizimin e problemeve komerciale, dhe shprehim pakënaqësitë dhe indinjatën drejt kritikave dhe veprimeve të papërgjegjshme të Google” thuhej në një citat të një zyrtari shtetëror në sektorin e internetit pranë zyrës së informimit, botuar në agjencionin e lajmeve Xinhua.

Ishte “gabim i rëndë” për Google të thyej një premtim të shkruar kur u fut në tregun Kinez, për të ndalur censurimin e rezultateve dhe për të kritikuar kinën për sulmet, u shpreh më tej zyrtari.

Google citoi shqetësimet rreth partneritetit dhe sulmeve të hakerëve të nisura nga Kina, kur paralajmëroi ndryshime në faqen e saj Kineze, gjatë muajit janar. Google nuk ka fajësuar në mënyrë specifike qeverinë Kineze për sulmet dhe Kina ka mohuar përfshirjen.

Një zëdhënës i Google hodhi poshtë komentin e ditës së martë, në një blog post, duke paraqitur ndryshimet në Google.cn.

Zyrtarë Kinez kanë mbajtur bisedime me Google dy herë, një herë në janar dhe një herë në shkurt. Bisedimet kanë ardhur pas lutjeve të vazhdueshme nga Google, dhe shpjegimeve të zyrtarëve Kinez “në mënyrë të qetë dhe të lehtë” se Google dhe kompanitë tjera që operojnë në Kinë duhet të respektojnë ligjet Kineze/.

Blog posti i Google theksoi se qeveria Kineze e ka pasur “të qartë se vetë-censurimi nuk është një kërkesë legale e negociueshme”.

Faqja e Google në Hong Kong momentalisht mund të hapet nga Kina dhe ajo bartë një mesazh. “Mirëserdhët në shtëpinë e re të Google në Kinë”, por blog posti i kompanisë gjithashtu bënë të ditur se Kina mundet të bllokoj qasjen në shërbimet e Google në çfarëdo momenti.

Hong Kongu, një ish koloni Britanik, është pjesë e Kinës por operon nën qeverinë e saj dhe nuk kufizon shprehjen e lirë sikurse autoritetet në Kinë.

Lajmet e fundit>