Blog

Kina hap gjykatën e parë për çështjet kibernetike

Aug 20 2017
0 Shpërndarje
Agjentët ligjorë të Hangzhou dhe Beijing ndoqën seancën gjyqësore nga kompjuterat e tyre e cila zgjati vetëm 20 minuta. Kina hap gjykatën e parë për çështjet kibernetike

Kina u bë vendi i parë në botë që hap një gjykatë kibernetike e cila do të adresojë sulmet në rritje kibernetike raportoi media shtetërore e këtij vendi.

Gjykata e Hangzhou hapi dyert ditën e Premte ku pati seancën e parë, shkelje të drejtash autoriale mes një shkrimtari online dhe një kompanie uebi.

Agjentët ligjorë të Hangzhou dhe Beijing ndoqën seancën gjyqësore nga kompjuterat e tyre e cila zgjati vetëm 20 minuta.

Puna e gjykatës do të përqendrohet rreth çështjeve civile, përfshirë paditë e bëra ndaj një shërbim online të shitblerjes.

Palët nuk janë të detyruara të jenë prezent fizikisht por përmes një video komunikimi. “Gjykata e internetit thyen kufinjtë gjeografikë dhe kursen kohë pafund krahasuar me dëgjesat tradicionale,” u shpreh zëvendës presidenti i gjykatës për median shtetërore.

Në 2016-ën, Kina filloi të transmetonte disa prej seancave gjyqësore online në përpjekje për të rritur transparencën në sistemin ligjor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>