Lajmet

Kina i thotë “jo” produkteve të Apple në agjencitë qeveritare

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Kina i thotë “jo” produkteve të Apple në agjencitë qeveritare

China-says-No-to-Apple-products-in-government-agenciesApple do të ketë kohëra të vështira dhe veçanërisht në strukturat qeveritare dhe agjencitë në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Ky përjashtim është bërë nga Komisioni Kombëtar për Reformim dhe Zhvillim në Kinë dhe arsyet pas këtij vendimi janë dyshimet dhe frika e shtetit në fjalë në lidhje me zbulimin e sekreteve shtetërore falë aftësive të smartfonëve për të gjurmuar vendndodhjen në kohë reale.

Të gjitha pajisjet Apple, përfshi të gjitha edicionet e iPhone dhe iPad tashmë nuk lejohen të përdoren nga punonjës qeveritarë. Interesant është fakti se pajisjet e Apple e kishin kaluar këtë test më parë në qershor, por versioni final i vendimin e ndryshon tërësisht rrjedhën e çështjes në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që shteti kinez i kthen shpinën teknologjisë amerikane, teksa Edward Snowden zbuloi edhe fushatat e spiunazhit ndërmarrë nga NSA-ja. Kjo ka bërë që frika e Kinës nga përgjimi i SHBA-së të shumëfishohet.

Pak muaj më parë, u konfirmua se NSA-ja kishte spiunuar Huawei-n, një nga prodhuesit lokal më të fuqishëm, duke shqetësuar agjencitë qeveritare kineze. Filiali i Apple në Kinë dhe Komisioni Kombëtar Kinez për Zhvillim dhe Reformim nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me çështjen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>