Lajmet

Kina kërkon bashkëpunim ndërkombëtar kundër sulmeve kibernetike

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Kina kërkon bashkëpunim ndërkombëtar kundër sulmeve kibernetike

China hackingKohë më parë zyrtarët kinezë kishin mohuar që ky shtet kishte financuar disa sulme kibernetike kundër ndërmarrjeve të perëndimit, ndërsa gjatë të shtunës ministri i jashtë kinez kërkoi që kombet, në vend se të bëjnë luftë kibernetike, të mundohen që të bashkëpunojnë për sigurinë në internet.

“Hapësira kibernetike nuk ka nevojë për luftë, por rregulla dhe bashkëpunim,” tha ministri i jashtëm, Yang Jiechi, gjatë një konference për shtyp.

“Ne kundërshtojmë që hapësira kibernetike të bëhet një fushë e re e betejës dhe të përdoret interneti si një vegël e re për të ndërhyrë në punët e brendshme të një shteti tjetër.”

Deri më tani Yang është zyrtari më i lartë kinez i cili komenton dyshimet e fundit që një numër i madh i sulmeve të hakimit kundër ndërmarrjeve të huaja vijnë nga Kina.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Yang ishte pyetur për dyshimet për hakim dhe ai tha: “Sa i përket sigurisë së internetit, Kina është një grup i dobët dhe është njëri nga shtetet që ballafaqohet me sulmet më të ashpra kibernetike.” (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>