Blog

Kina kërkon të jetë lider global në inteligjencën artificiale

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Vendi me popullsinë më të madhe në botë kërkon që të jetë një lider botëror në teknologjinë e inteligjencës artificiale brenda 2025-ës. Kina kërkon të jetë lider global në inteligjencën artificiale Photo Source: European Pressphoto Agency

Kina prezantoi ditën e Enjte një plan kombëtar zhvillimi të inteligjencës artificiale. Autoritetet thanë se vlera e industrive Kineze në inteligjencën artificiale do të arrijë 20 miliard dollar në 2020-ën dhe 59 miliard dollar në 2025-ën.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë kërkon që të jetë një lider botëror në teknologjinë e inteligjencës artificiale brenda 2025-ës.

Gjithashtu do të inkurajojë bashkëpunimin me vende të tjera si pjesë e planit të zhvillimit, shprehej Këshilli Shtetëror Kinez në uebsajtin e tij ditën e Enjte.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur plane të ngjashme për zhvillimin e teknologjisë IA po implementohen edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Dy këshilltarë të qeverisë Kineze për inteligjencën artificiale ishin shprehur se humbja e Lee Se-dol, mjeshtrit të madh të lojës Go, me kompjuterin AlphaGo të Google ka patur impakt të jashzakonshëm tek politikanët e këtij vendi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>