Analiza

Kina konsumatori më i madh i IT-së në Azi

May 20 2012
0 Shpërndarje
Kina konsumatori më i madh i IT-së në Azi

Sipas Korporatës për të Dhëna Ndërkombëtare (IDC), Kina së shpejti do të tejkalojë Japoninë për t’u bërë konsumuesi më i madh i produkteve dhe shërbimeve të IT-së në kontinentin e Azisë.

Ekspedita e Kinës në IT dalëngadalë është duke ju afruar asaj të Japonisë dhe do të mbërrijë 173 miliardë dollarë në vitin 2013, rreth 4 për qind më tepër se Japonia, raportoi China Daily.

Në raportin nga IDC të botuar më 17 maj, kjo ngritje e Kinës në IT është bërë falë rritjes së nevojave të konsumatorëve dhe mbështetjes së qeverisë për këtë sektor.

Wu Lianfend, i cili është ndihmës i zëvendës-kryetarit të IDC së Kinës, tha që duke u udhëhequr nga popullariteti i telefonave të fundit celularë dhe kompjuterëve tabletë, konsumimi personal i produkteve të IT-së në Kinë në 2012-tën do të rritet për afër 30 për qind nga viti në vit.

Rritja e nevojës për terminale do t’i frymëzojë ndërmarrjet që të zhvillojnë IT-në, tha ai.

IDC është një ofrues botëror i shërbimeve për këshillim dhe inteligjencë tregu për informacione në tregun e teknologjisë, telekomunikacionit dhe teknologjisë konsumuese.

Më tepër se 1,000 analistë ofrojnë përvojë globale, regjionale dhe lokale në teknologji dhe industri në rreth 110 shteteve. IDC është aktive që 48 vite. (PCWorld Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>