Lajmet

Kina lejon qasjen në Facebook dhe Twitter brenda zonës së lirë tregtare

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Kina lejon qasjen në Facebook dhe Twitter brenda zonës së lirë tregtare

kinaQeveria kineze ka vendosur që të largojë bllokadën për qasje të banorëve të Kinës në disa uebfaqe, duke përfshirë këtu rrjetin Facebook dhe Twitter, por vetëm brenda një zone të lirë tregtare në qytetin e Shangait, kanë treguar disa burime brenda qeverisë për South China Morning Post.

Zona e tregtisë së lirë është parë si vend me më tepër liri, sikur territori Hong Kong që ka disa ligje të veta të ndara, teksa qeveria kineze është duke dashur që të testojë këtë hapësirë për reforma financiare dhe ekonomike.

Njëri nga burimet tregoi për gazetën: “Në mënyrë që të mirëpriten ndërmarrjet e huaja për të investuar dhe për t’i lënë të huajt të jetojnë dhe punojnë të lumtur në zonën e tregtisë së lirë, ne duhet të mendojmë se si mund t’i bëjmë ata të ndjehen si në shtëpi.

Nëse ata nuk mund të futen në Facebook ose të lexojnë New York Times, ata natyrisht që mund të mendojnë se sa vend i posaçëm është kjo zonë e lirë tregtare në krahasim me tërë Kinën.”

Përveç lirisë në internet, zona e lirë tregtare iu mundëson ndërmarrjeve të huaja të telekomunikimit që të garojnë për licenca për të ofruar shërbime të internetit, përgjatë operatorëve që posedohen nga shteti kinez. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>