Vëzhgim

Kina lëshon kanalin e parë televiziv 3D

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
Kina lëshon kanalin e parë televiziv 3D

Kanali, i operuar nga Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) dhe pesë stacione lokale, mëton të lëshohet formalisht gjatë vitit të ri kinez.

Njerëzit që kanë televizione 3D dhe televizione high definition mund ta shohin shërbimin e ri.

Shtetet si Japonia, Koreja Jugore dhe India tashmë kanë lëshuar shërbime të ngjashme.

Kanali në fillim do të transmetojë katër orë e gjysmë program 3D gjatë çdo dite që do të përsëritet dy herë, thotë Agjencia e Lajmeve.

“Lëshimi i kanalit testues 3D është një hap i dukshëm në zhvillimin e televizionit të Kinës,” tha Cai Fuchao, i cili është kryetar i Administrimit Shtetëror të Radios, Filmit dhe Televizionit (SARFT).

Rregulluesi i transmetimit tregon gjithashtu që shërbimi i r i do të mund të sillte përfitime të mëdha për industrinë nëse një pjesë e 500 milionë televizioneve në Kinë do të zëvendësoheshin me televizione 3D.

Mendimi në mes të njerëzve ndryshonte. Disa përdorues të Sina Weibo – që është rrjet i ngjashëm kinez me rrjetin Twitter – tha që ata ishin duke shikuar për ta përdorur shërbimin e ri.

Të tjerët ishin skeptikë, duke thënë që ata do të presin derisa setet të televizioneve 3D që nuk kërkonin syze të specializuara të mbërrinin./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>