Analiza

Kina mund të sjell sistemin operativ që synon të sfidojë Windows, OS X dhe Android

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Kina mund të sjell sistemin operativ që synon të sfidojë Windows, OS X dhe Android

chinareuters-624x351Kina mund të sjell një sistem të ri operativ të përgatitur në këtë vend në muajin shtator për të sfiduar produktet e kompanive importuese si Microsoft, Google dhe Apple, raporton agjencia e lajmeve Xinhua. Teknologjia e kompjuterëve u bë një hapësirë e tensionuar mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara pas një numri të rasteve në lidhje me sigurinë kibernetike. Kina tani është duke bërë përpjekje për të ndihmuar industrinë e vet shtëpiake që të konkurrojë me sistemet e importuara si Windows i Microsoft-it dhe sistemin operativ mobil Android i Google.

Sistemi operativ së pari do të paraqitet në pajisjet desktop e më pas do të zgjerohet në smartfonë dhe pajisje të tjera mobile, tha Xinua, duke cituar Ni Guangnan i cili udhëheq aleancën e sistemit operativ zyrtar që është themeluar në muajin mars. Komentet nga Ni së pari ishin raportuar nga revista tradicionale People’s Post and Telecommunications News që udhëhiqet nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit (MIIT).

“Ne shpresojmë që të lëshojmë sistemin operativ për desktop të prodhuar në Kinë në tetor që mbështet dyqanet e aplikacioneve,” tregoi Ni për revistën tradicionale. Disa sisteme operative kineze tashmë ekzistojnë, por ekziston një hapësirë e madhe mes teknologjisë së Kinës dhe asaj të shteteve të zhvilluara, shtoi ai. Ai tha që shpresonte që softueri i ndërtuar në shtëpi do të mund të ishte në gjendje që të zëvendësonte sistemet operative për desktop brenda një ose dy viteve dhe sistemet operative mobile brenda tre deri në pesë vite.

Në maj, Kina bllokoi përdorimin e sistemit më të fundit operativ të Microsoft-it, Windows 8, që është një goditje për biznesin e ndërmarrjes amerikane të teknologjisë që ngriti frikësimet që Kina do të bëjë përpjekje për të mbrojtur kompanitë shtëpiake. Microsoft po ashtu është nën hetime për shkelje të anti-trustit. Në muajin mars të vitit të kaluar, Kina tha që Google kishte shumë kontroll mbi industrinë e smartfonëve në Kinë përgjatë sistemit operativ mobil Android dhe ka bërë diskriminime ndaj disa kompanive lokale.

Dyshimet e dyanshme mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për sulmet përgjuese janë shtuar gjatë vitit të fundit pas zbulimeve nga Edward Snowden që inteligjenca e SHBA-së vendosi mjete dhe programe të mbikëqyrjes të tipit të dyerve të pasme në harduerët e prodhuar në SHBA. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë, paditi pesë zyrtarë ushtarak kinezë gjatë muajit maj për shkak të dyshimeve për kryerjen e spiunazhit të gjerë industrial. Ni tha që bllokimi i Windows 8 ishte një mundësi e madhe që sektori kinez të shkojë përpara me sistemin e vet, por që industria kishte nevojë për zhvillim dhe investim të mëtejshëm. “Krijimi i një ambienti që na mundëson neve të luftojmë me Google, Apple dhe Microsoft – ai është çelësi i suksesit,” shtoi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>