Lajmet

Kina ndalon implementimin e Windows 8 në kompjuterët e rinj qeveritarë

May 21 2014
0 Shpërndarje
Kina ndalon implementimin e Windows 8 në kompjuterët e rinj qeveritarë

windows-8-786x305Autoritetet qeveritare kineze kanë publikuar një njoftim zyrtar që ndalon përdorimin e Windows 8 në kompjuterët e rinj të qeverisë. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se lëvizja është për tu siguruar se në të ardhmen nuk do të mbeten këta kompjuter pa përditësime të sigurisë ngjashëm me situatën e krijuar nga Microsoft që i dha fund mbështetjes për Windows XP muajin e kaluar.

Windows XP përdoret gjerësisht në Kinë, dhe Xinhua thotë se sistemi operativ ka 70 % të tregut në këtë shtet. Microsoft ka thënë se do të vazhdojë të përditësojë produktet e sigurisë për XP deri më 14 korrik 2015, por përdoruesit do të paralajmërohen vazhdimisht se sistemi operativ nuk është më i sigurtë.

Mesa duket qeveria kineze nuk ndihet rahat me faktin se siguria e kompjuterëve të saj qëndron në duart e një kompanie të huaj e cili mund ti japë fund mbështetjes për produkte të caktuara kurdoherë që ata dëshirojnë këtë gjë, megjithëse për të qenë të drejtë Windows XP pati një rrugëtim të gjatë, mbase më të gjatë se çdo sistem tjetër operativ. Qeveria, gjithsesi, shqetësohet nga fakti se problemi i ngjashëm do të ndodhë edhe me Windows 8 kur kompania do ti japë fund mbështetjes për të në të ardhmen.

Xinhua raporton se shteti kinez do të kthejë vëmendjen në zhvillimin e një sistemi operativ të tij bazuar në Linux. Kjo padyshim do të ishte një shuplakë e fortë për Microsoft,-in megjithëse ky ndryshim do të prekte vetëm kompjuterët qeveritarë sepse kompania kohët e fundit kishte filluar të rriste fokusin në sipërmarrjet dhe bizneset në Kinë me produktet e saj. Muaji i kaluar filloi me lançimin e Microsoft Office 365 në këtë shtet, ndjekur nga një disponim i përgjithshëm i shërbimit Cloud të Microsoft atë Azure si dhe një version i ri lokal i Skype. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>