Lajmet

Kina përballet me sulme Botnet dhe Trojanë nga shtetet e tjera

Jul 6 2013
0 Shpërndarje
Kina përballet me sulme Botnet dhe Trojanë nga shtetet e tjera

Kina është përballur me një rritje të sulmeve Botnet dhe Trojan që vijnë nga shtetet e tjera gjatë vitit 2012.

Edhe malware-t mobile janë rritur, sipas të dhënave të mbledhura nga një grup sigurie i vendit. Gjatë vitit, në total 73 000 dhe servera komando-dhe-kontrollo arritën të merrnin nën kontroll 14.2 milionë kompjuterë në vend. Numri i Trojanë-ve dhe Botnetë-ve shënon një rritje prej 11% nga viti 2011.

Rreth 13 000 nga këta serverë gjendeshin në SHBA, i cili ishte shteti që kishte lëshuar numrin më të madh të Trojanë-ve në Kinë. Korea e Jugut renditej e dyta, e ndjekur nga Gjermania.

Si Kina, ashtu edhe SHBA kanë pasur debate lidhur me sigurinë kibernetike në internet. Në fillim të këtij viti, SHBA paralajmëroi kinezët të mos vazhdonin më me sulmet e tyre, të cilat supozohej se urdhëroheshin nga qeveria. Ky pretendim u refuzua nga zyrtarët kinezë.

Për më tepër, në raportin e publikuar për media është akuzuar qeveria amerikane se kishte hakuar kompanitë e telekomunikacionit kinez si dhe universitetet. Entiteti përkatës kinez, i cili publikoi raportin, u shpreh se Trojan-ët dhe Botnet-ët që targetonin Kinën ishin krijuar me qëllimin për të vjedhur të dhëna ose për të lehtësuar punën e sulmeve të tjetra.

Përveç këtyre statistikave, shifra të tjera në rritje ishin edhe malware-ët mobile. Në vitin 2012 u gjetën rreth 163 000 tipe mobile malware, një rritje kjo prej 25 herësh nga viti i kaluar. Rreth 83% e këtyre malware-ëve ishin projektuar për sistemin Android. Rreth 40% e tyre ishin krijuar për të vjedhur para nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

HackedBig

Lajmet e fundit>