Biznes

Kina i përgjigjet kërcënimeve të SHBA-së me një fabrikë 30 miliard dollarëshe

Jan 21 2017
0 Shpërndarje
Tsinghua Unigroup po investon 30 miliard dollarë në një fabrikë që do të bëjë DRAM dhe memorie flash, duke dhënë kështu goditjen tjetër në betejën e çipeve mes SHBA-së dhe Kinës. Kina i përgjigjet kërcënimeve të SHBA-së me një fabrikë 30 miliard dollarëshe Photo Source: TaihuLight

Për Kinën veprimet flasin më shumë se sa fjalët, veçanërisht në betejën e çipeve me SHBA-në, e cila ka kaluar në kërcënime verbale në muajt e fundit.

Infrastruktura kineze e çipeve po merr një ndihmë shumë të madhe nga Tsinghua Unigroup, të cilët po investojnë 30 miliard dollarë për të bërë një fabrikë të re çipesh. Grupi shtetëror, Tsingua Holdings, ka shumicën e aksioneve të Tsinghua Unigroup.

Lajmi vjen dy javë pasi SHBA akuzoi Kinën e se kishte manipuluar tregun e çipeve dhe kishte reduktuar artificialisht çmimet e gjysmë-përcjellësve. Akuzat erdhën nga administrata e ish Presidentit, Barack Obama, por do të vazhdojnë  nën administratën e Donald Trump, i cili u betua si President të premten.

Fabrika në Nanjing do të prodhojë 3D NAND flash dhe çipe DRAM për të rritur tregun e gjysmë-përcjellësve dhe të memorieve, të vendit. Faza e parë do të jetë 10 miliard dollarë për të prodhuar 100,000 çipe në muaj. Fabrikat e prodhimi do të shtrihen përgjatë 1,500 akra tokë.

Kina dhe SHBA-ja kanë pasur konflikte për shumë kohë për sa i përket teknologjisë. Kina e ka bërë të vështirë për kompanitë teknologjike në SHBA që të bëjnë biznes. Shumë nga kompanitë harduer kanë partnerë, ndërmarrje të përbashkëta, ose operojnë  në Kinë,  me qeverinë Kineze që ka ndonjë nivel pronësie.

Kina për momentin ka superkompjuterin më të shpejtë në botë të quajtur, TaihuLight. Superkompjuterat përdoren në zhvillimin  e armëve, parashikimet ekonomike, dhe kërkimet shkencore, duke i bërë ato qendra e strategjive të sigurisë dhe ekonomisë së një vendi. Në të kaluar SHBA-ja kishte ndaluar eksportimin e çipeve të superkompjuterëve në Kinë, duke cituar shqetësime se do të ishte kundër interesit kombëtar të SHBA-së.

SHBA-ja akuzon se gjysmë-përcjellësit kinez janë inferior dhe kanë prekur cilësinë e pajisjeve. Por sasia e çipeve kineze ka ulur dhe dëmtuar kërkesën për çipe nga kompanitë e SHBA-së, duke i dhënë atyre më pak para për të harxhuar në hulumtime dhe zhvillime të teknologjive të reja të çipeve.

Produkte si iPhone dhe iPad po montohen në fabrikat kineze, duke i ndihmuar që të mbajnë poshtë çmimet e këtyre pajisjeve. Çipet e lira kineze gjithashtu kanë ulur koston e që duhet për të ndërtuar pajisje të ndryshme elektronike dhe makina.

Kompanitë Amerikane po i lëvizin fabrikat e tyre në Kinë, i cili ofron një mënyrë më të lirë për të bërë çipe. Intel po prodhon çipet e tyre të memories në një fabrikë në Dalian, Kinë.

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>