Siguri

Kina premton luftimin e piraterisë

Jan 11 2011
0 Shpërndarje
Kina premton luftimin e piraterisë

Gao Feng, drejtor i lartë i zyrës për Hetime të Krimeve Ekonomike pranë Ministrisë së Sigurisë Publike, ka thënë në një konferencë për media se agjencia e tij ka zbuluar më shumë se 2,000 raste qysh prej se Kina ka lasnuar një fushatë gjashtë mujore për të përforcuar  të drejtat autoriale gjatë nëntorit të kaluar.

“Në njërën anë ne kemi demonstruar arritjet që kemi bërë duke thyer shkelësit e të drejtave autoriale dhe në anën tjetër tregohet se shkelja e të drejtave autoriale është mjaft e shfrenuar dhe e shpeshtë. Ne dëshirojmë të vendosim dënime edhe më të rënda” tha Gao.

Ligji i Kinës për të drejtat autoriale  mund të jetë temë diskutimi mes Presidentit Barack Obama dhe homologut të tij Hu Jintao, kur presidenti Kinez do të vizitojë SHBA-në gjatë javës së ardhshme.

Pas presionit të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kina është betuar që të vendos dënime më të rënda rreth piraterisë, duke reaguar me një fushatë gjashtë mujore kundër librave, muzikës, DVD-ve dhe softuerëve të miratuar. Kina ka premtuar rezultatet konkrete prej kësaj, por grupet në SHBA kanë theksuar se aksionet duhet të bëhen në nivele më të larta për  të arritur rezultate të vërteta.

Pavarësisht fushatës dhe premtimeve, të mirat e piratuara vazhdojnë të jenë në ofertë në rrugët e Kinës dhe në dyqanet e këtij vendi, e nganjëherë shiten edhe para posterëve të mëdhenj që propagandojnë dënime për shkelësit e të drejtave autoriale. Aleanca ndërkombëtare e pronave intelektuale, që përfaqëson grupet industriale të të drejtave autoriale në SHBA, ka parashikuar se tregtia e SHBA-së ka humbur në Kinë për shkak të piraterisë rreth 3.5 miliard dollarë në vitin 2009. /pcworldalbanian

E ku mbeti lufta jonë ndaj piraterisë?

Lajmet e fundit>