Biznes

Kindle Fire HD, pajisja më e shitur e Amazon gjatë festave

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
Kindle Fire HD, pajisja më e shitur e Amazon gjatë festave

Kindle Fire HD është pajisja më e shitur nga Amazon, gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Kompania akoma nuk ka dhënë shifra të shitjeve, por deklaron se Kindle Fire HD ka kapur vendin e parë në të tre kategoritë që kur u prezantua para 15 javëve.

Në fakt, Kindle është një histori suksesi për Amazon, jo vetëm si rivali i modeleve të iPad.

Përveç Kindle Fire HD dhe Kindle Fire, lexuesit elektronikë Kindle Paperwhite dhe Kindle i zakonshëm zunë 4 vendet e para në statistikat globale të shitjeve të Amazon.

Shitjet e Kindle Fire HD kanë qenë vërtet të larta.

Në tetor Amazon njoftoi se tableti i saj ishte produkti më i kërkuar në të gjitha vendet ku firma amerikane operon.

Me rritjen e shitjeve të pajisjeve erdhi dhe një rritje e kërkesës për shkarkimin e përmbajtjeve dixhitale.

Amazon ka thënë se më shumë se 23 milion filma, shfaqje televizive, lojëra, aplikacione, këngë dhe përmbajtje të tjera janë shkarkuar në ditën e Krishtlindjeve. (PCWorld Albanian)

Kindle Fire HD

Tags >

kindle
Lajmet e fundit>