Analiza

Kindle Fire, i ka humbur shijet?!

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
Kindle Fire, i ka humbur shijet?!

Amazon shpreson që brezi i dytë i Kindle Fire do të marrë famë, kjo sepse Kindle Fire origjinal po e humbet “shkëlqimin” dhe interesin e madh që ka pasur dikur. The Yankee Group nxorri një raport që flet për interesimin në tregun e tabletave në ShBA. Rezultatet nuk ishin aq të papritura, në një kohë që tableta e Apple vazhdon të dominojë tregun amerikan me 51%.

Konsumatorët që kërkonin një Kindle Fire, tashmë e kanë një në përdorim, e megjithatë kërkesa në treg ka rënë ndjeshëm. Në një sondazh që u bë kohët e fundit, doli se 41% e përdoruesve të Kindle Fire ishin “shumë të kënaqur”. Sa për krahasim, në një sondazh të njëjtë, doli se 81% e konsumatorëve të iPad ishin edhe ata “shumë të kënaqur” me produktin e tyre.

Në të njëjtën kohë, studiuesi i tregut IDC raportoi se tableta e Amazon ka pësuar rënie dramatike me 4%, tre muajt e parë të 2012-ës, nga 16.8% në tre muajt e fundit të 2011-ës.

Këto statistika duken katastrofike për Kindle Fire, por gjërat nuk janë aq keq sa duket. Një fakt i tillë nuk e demoralizon aq lehtë Amazon. Tani është koha të pyesim: Kindle Fire 2, ku je? (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>