Lajmet

Kindle për Android shton koleksionet, ju ndihmon në organizim të librave elektronikë

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Kindle për Android shton koleksionet, ju ndihmon në organizim të librave elektronikë

Nëse keni blerë një “pako” me libra Kindle për vete, ju mund ta keni pak të vështirë që të gjeni ndonjë libër që doni për një kohë shumë të shkurtër.

Por fatmirësisht, përdoruesit e sistemit Android tani kanë fatin që të organizojnë materialet e tyre për lexim në koleksione me një përditësim të ri të aplikacionit Kindle. Se çfarë futet në një koleksion të caktuar varet tërësisht nga ju: mund t’i gruponi në bazë të zhanrit, llojit ose çfarëdo mënyre të organizimit që doni.

Teksa zgjidhni se cili libër shkon në cilin vend, ju mund t’i filtroni në bazë të autorëve ose librave dhe, për dallim nga libraria juaj fizike, një libër i vetëm mund të futet në disa koleksione.

Sikur progresi juaj në lexim, këto koleksione mund të sinkronizohen përgjatë pajisjeve të ndryshme teksa jeni të qasur.

Përditësimi i Kindle sjell një numër të të mirave të tjera në tablet, si mbështetja për qasje për Talkback të Androidit dhe veçoritë Explore by Touch, kështu që mund ta ndërroni një faqe thjesht duke e lexuar me zë dhe mundësinë për të ndryshuar, nyjëzuar fontet e botuesit.

Ju po ashtu tani do të pyeteni që të ofroni një vlerësim me yje për një libër posa ta keni mbaruar. Kështu nëse jeni një person që e do këtë aplikacion, përdoreni këtë përditësim dhe menaxhoni siç duhet koleksionet e juaja. (PCWorld Albanian)

kindleandroid2

Tags >

android
Lajmet e fundit>