Softuer

Kindlence, artikuj të përzgjedhur për pajisen tuaj Kindle

May 29 2011
0 Shpërndarje
Kindlence, artikuj të përzgjedhur për pajisen tuaj Kindle

Por çka nëse dëshironi të lexoni edhe disa artikuj të tjerë të bazuar në shijen dhe rekomandimin e të tjerëve, përveç librave që keni në të apo në Amazon.com? Zgjidhja quhet Kindlence. Ky shërbim i ri që është paraqitur së fundi online, luan rolin e një seleksionuesi të artikujve më të mirë në web dhe më pas i përcjellë ato direkt në njësinë tuaj Kindle. Pasi të regjistroheni ju zgjidhni kategorinë për të cilat dëshironi të dëgjoni më shumë, dhe po që se keni modelin Kindle 3 me WiFi ju do të pranoni falas përmbajtje sapo të kyçeni në ndonjë rrjet WiFi. Ndërsa nëse keni modele tjera në shfrytëzim përdorni adresën @kindle.com për tu regjistruar. 

Kindlence, kush? 

Por dikush prej lexuesve të PCWorld Albanian mund të thotë pse ka kaq shumë rëndësi ky lajm për rajonin tonë kur kemi parasysh se ka përdorues të Kindle? Unë jam pro asaj që çdo lajm ka rëndësi pa marr parasysh vendit ku ndodh, edhe pse neve na takon t’i ndajmë ato lajme në bazë të rëndësisë. Por ajo që është më e rëndësishmja prapa Kindlence është ekipi që e ka krijuar e ata janë (po i listojmë me emrat siç i kanë në Twitter): @xhakli, @agne, @vasjenkatro dhe @olsi. Sigurisht për shumë prej jush këta janë emra janë të mirënjohur, por për ata që nuk janë në rrjedha këta janë disa prej njerëzve më aktiv online të komuniteti tshqiptar, e gjithashtu janë të njohur edhe në sferën ndërkombëtare.

E gjithashtu edhe puna e tyre është e njohur dhe e respektuar prandaj mund të themi se produkti i tyre që së fundi u paraqit në skenë, është mjaft ide kreative dhe ka gjetur pëlqim tek shumë përdorues të Kindle.

Kënaquni duke lexuar

Ata që kanë Kindle ju mbetet të abonohen në shërbim në bazë të asaj se çfarë modeli kanë, dhe të shijojnë artikuj të veçantë të përzgjedhur me kujdes nga përdorues të po këtij shërbimi. Disa prej artikujve që u shkëmbyen javën e kaluar ishte: Qyteti i Ëndrrave,  Vëllezërit Miliarder që po luftojnë kundër Kinës, Të vërtetat e pathëna, etj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>