Vëzhgim

Kinë, Apple (Fallc) Store

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Kinë, Apple (Fallc) Store

Engadget ka raportuar se kopjuesit më të njohur në botë kanë goditur sërish duke kopjuar gati çdo gjë, nisur prej posterëve “Brave New World” e deri tek etiketat “We live here” (Ne jetojmë këtu) që barten në qafë nga punonjësit. 

Megjithatë pati disa anë negative të cilat i mundësuan vëzhguesit nga blogu BirdAbroad që të shpalos kamerën dhe të filloj të kap disa pamje si dëshmi: dekorime jo të mira, një mungesë e emrave në ID të stafit, dhe një lokacion i panjohur në Backwaterville të Kunming në Kinë.

Sigurisht Apple po ndihet mjaft nervoz në këto momente por gjëra të këtilla nuk mungojnë as në Kosovë (në këto qaste po më sillet në mendje një temë për këto gjëra…) ku kemi dyqane si “Google Fashion”, kafene “Facebook”, farmaci “Apple Pharm” (me logo të Apple), etj. Shikoni fotografitë dhe vëreni detajet edhe ju sesa mirë kopjojnë Kinezët. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>