Lajmet

Kinë, rikthehet aksesi në Google

Nov 10 2012
0 Shpërndarje
Kinë, rikthehet aksesi në Google

Pas disa orësh bllokim, aksesi në Google nga Kina është rikthyer të shtunën në mëngjes.

Bllokimi zgjati 12 orë dhe shërbimi u rikthye në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, sipas Google’s Transparency Report, e cila monitoron shërbimet e kompanisë në të gjithë botën.

Në Pekin, Google mund të aksesohej por ngarkimi i faqeve ishte shumë i ngadaltë.

Kjo është hera e parë që Google bllokohet në Kinë që prej vitit 2010, ku pati një shkëputje të shkurtër.

Nuk dihet ende shkaku i mohimit të shërbimit të ditës së djeshme, por ndoshta mund të ketë lidhje me Kongresin e 18-të të Partisë Komuniste Kineze, ku do të zgjidhen udhëheqësit e rinj të vendit.

Bllokimi ndodhi vetëm dy javë pasi censuruesit kinezë targetuan The New York Times, ku ishte publikuar një artikull mbi miliardat së familjes së kryeministrit Wen Jiaobao.

Faqja zyrtare e New York Times vazhdon të mbetet e paaksesueshme në Kinë.

Kina rrit herë pas here nivelin e censurimit të çështjeve sensitive lidhur me qeverinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>