Harduer

Kinect do të paraqitet edhe për PC!

Jan 8 2011
0 Shpërndarje
Kinect do të paraqitet edhe për PC!

Sistemi i ri i kontrollimit të lojërave me gjeste për Xbox 360, Kinect është një produkt invoativqë ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt. Deri tani nuk ka pasur ndonjë koment rreth asaj nëse do të bëjë debutimin edhe për PC por BBC më në fund ka arritur që të konfirmojë gjërat duke marrë fjalën nga vet udhëheqësi i Microsoft, Steve Ballmer.

Kur u pyet nga BBC nëse kompania ka plane që të paraqes Kinect-in për PC, Ballmer tha se kjo do të ndodhë me kohë. “Ne do të përkrahim këtë në një mënyrë formale gjatë një kohe të caktuar dhe ne duhet të bëjmë edhe një paralajmërim formal rreth kësaj, të cilin patjetër që do ta bëjmë”.

Ballmer gjithashtu foli rreth asaj se çka synon Kinect. “Ne sigurisht filluam me Xbox, që është konzolat numër një për lojëra në shumë shtete dhe në këtë faze ne jemi shumë të lumtur reth kësaj. Megjithatë ne po tentojmë dy gjëra të reja: ne po provojmë të kalojmë përtej lojërave duke arritur në një fazë të përfshirjes së rrjeteve sociale, filmave, muzikës, e shumëçka tjetër, dhe duke synuar g gjithashtu që të përfshijmë tërë familjen jo vetëm gejmerin tradicional”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>