Vëzhgim

Kinect përdoret në mjekësi

Jul 16 2011
0 Shpërndarje
Kinect përdoret në mjekësi

Gjatë operimeve, kirurgët shpesh mbështeten në skanimet CT në mënyrë që t’i hartojnë hapat e ardhshëm. Deri tani, kjo është kryer duke lënë ambientin e sterilizuar të dhomës së operimeve për ta përdorur një mi dhe një tastier, duke kërkuar që secili nga ta të pastrohen çdo herë. Tani, duke përdorur teknologjinë e lëvizjeve të pajisjes Kinect, doktorët mund t’i vëzhgojnë dhe t’i studiojnë skanimet nga dhoma e kirurgjisë dhe, pasi që dora e tyre nuk e prek ndonjë pajisje, ato mund të mbesin të sterilizuara gjatë tërë kohës.

“Ne jemi në gjendje që ta përdorim kompjuterin si anëtarin tonë të fundit të ekipit, në fushën punuese të dhomës së operimit” thotë Dr. Calvin Law, një kirurg i kancerit në Sunnybrook. Kjo nuk është hera e parë që kontrolluesi Kinect, i prodhuesit Microsoft, është përdorur për mjekësi, kur pacientët kanë arritur që të kenë përfitime nga këto mundësi të veçanta. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>