Lajmet

Kinezët censurojnë fjalët e Obamës mbi lirinë e internetit.

Nov 19 2009
0 Shpërndarje
Kinezët censurojnë fjalët e Obamës mbi lirinë e internetit.

Kina ëhstë e njohur si një nga vendet më kufizuese në planet, vendi ku qeveria ndërhyn vazhdimisht edhe në web duke ndaluar aksesin në faqet të cilat gjykohen të dëmshme dhe kundër vlerave të shtetit kinez. Sitet e bllokuara variojnë nga ato pornografike e deri tek ato që përmendin pavarësinë e Tibetit dhe promovojnë demokracinë në përgjithësi. Rreth 1.8 milion blogje censurohen në këtë vend.

Në vizitën e tij të parë në Kinë, presidenti i SH.B.A u foli studentëve kinezë mbi lirinë e internetit dhe lirinë e fjalës. Por pjesa e fjalës së tij që shprehej mbi këto liri dhe të drejta duket se ka rënë pre e së njejtës censurë, asajë që jo pa vend quhet “The Great Firewall”.

Fjalimi i plotë i presidentit i postuar në portalin Netease, qëndroi online vetëm për rreth 27 minuta, përpara se censura ta bllokonte dhe të redaktonte pjesët mbi lirinë e internetit.

Lajmet e fundit>