Harduer

Kirin 920, procesori i kompanisë Huawei i përbërë nga 8 bërthama

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Kirin 920, procesori i kompanisë Huawei i përbërë nga 8 bërthama

gsmarena_001 (2)Kompania Huawei ka prezantuar procesorin me 8 bërthama Kirin 920. Tetë bërthamat, të cilat e përbëjnë këtë procesor ndahen në 4 bërthama Cortex-A15 dhe 4 të tjera Cortex-A7, dhe 8 bërthamat punojnë së bashku njëkohësisht.

Bërthamat Cortex-A15 variojnë nga 1.7GHz deri në 2.0GHz, ndërsa bërthamat Cortex-A7 variojnë nga 1.3GHz deri në 1.6GHz. Sipas Huawei Kirin 920 është produkt, i cili i tejkalon për nga cilësia procesorët më të njohur në treg duke përfshirë Snapdragon 801,Exynos 5420 dhe MediaTek Mt6592.

E para pajisje, e cila pritet të përdorë këtë procesor është telefoni inteligjent Mulan i kompanisë Huawei që pritet të hidhet në treg së shpejti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>