Lajmet

KitKat gjendet në 39.1 % të pajisjeve Android, Lollipop mungon në këtë listë

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
KitKat gjendet në 39.1 % të pajisjeve Android, Lollipop mungon në këtë listë

lollipop-forestProdhuesit e telefonëve Android po instalojnë më së shumti versionin 4.4 KitKat të sistemit operativ. Po Lollipop? Jo edhe aq shumë. Në statistikat më të fundit të Google publikuar këtë javë, kompania zbuloi se 39.1 % të tregut Android i përket Android KitKat 4.4. Kjo përqindje reflektohet nga pajisjet e Android që kanë vizituar dyqanin e aplikacioneve Google Play përgjatë një javë e cila u mbyll më 5 Janar.

Lançuar në tetorin e 2013, KitKat është ngjitur në krye të klasifikimit ngadalësisht. Përqindja e siguruar shfaqi një rritje të qëndrueshme muajin e shkuar nga 33.9 % ndërsa po të shohim nga muaji Shtator, KitKat gjendej në 25 % të pajisjeve. Normalisht këto janë vetëm lajme të mira për kompaninë. Por për përdoruesit Android që duan të shijojnë versionin më të fundit të platformës atë Lollipop? Google vazhdimisht ka promovuar Lollipop përmes dizajnit të ri që sjell i njohur si “Material Design”. Por ku gjendet?

Lollipop nuk shfaqet as në panelin e zhvilluesve. Faqja më specifikisht thotë se çdo version poshtë 0.1 % nuk shfaqet si pjesë e klasifikimit që do të thotë se version Lollipop është poshtë kësaj shifre. Android Lollipop është prezantuar më 3 nëntor, dhe ka qëndruar në heshtje për më shumë se 2 muaj. Kjo do të thotë se këto dy muaj do të kishin mjaftuar sa për të arritur më shumë implementim sesa 0.1 %. Por çfarë po ndodh realisht? Disa prodhues tashmë e kanë sjellë Android 5.0 si LG dhe Motorola. Samsung gjithashtu ka filluar të ofrojë në disa rajone. Sony ka premtuar që Lollipop do të mbërrijë në pajisjet Xperia në muajt e parë të 2015. Google ka filluar të shpërndajë sistemin operativ në disa prej pajisjeve Nexus.

Mbase problemi qëndron tek proçesi i shpërndarjes të sistemit operativ. Përpara se sistemi operativ të mbërrijë tek përdoruesit, prodhuesit e pajisjeve mobile fillimisht duhet ta testojnë dhe përshtasin. Më pas platforma kalon për tek kompanitë mobile të cilat gjithashtu e testojnë dhe çertfikojnë shpërndarjen e tij. Dhe i gjithë ky proçes duhet të bëhet në të gjithë botën, shtet pas shteti. Duke qenë se kjo merr kohë të konsiderueshme, Google zakonisht vjen me një version të saj të platformës mobile.

Publikuar në 2012, Android Jelly Bean akoma mban pjesën më të madhe të tregut me 46 %, e cila është 2.7 % më pak se në muajin paraardhës. Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread kanë ngecur në 6.7 % dhe 7.8 % respektivisht. Ekzistojnë disa raste ku, telefonët dhe tabletët Android thjesht e kanë të pamundur të kalojnë në versione të reja të Android duke ngecur me platformat aktuale. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>