Lajmet

KitKat shfaq ID-të e thirrësve nga konsumatorët e Google Places dhe Google Apps

Nov 5 2013
0 Shpërndarje
KitKat shfaq ID-të e thirrësve nga konsumatorët e Google Places dhe Google Apps

Android-KitKat1-645x250Google formalisht paraqiti KitKat-in, që është versioni më i fundit i Androidit gjatë javës së kaluar, por ndërmarrja është ende duke zbuluar veçori të reja të platformës: Kështu është konfirmuar që aplikacioni telefonik është duke iu nënshtruar një ndryshimi madhor në KitKat, ku pritet të shfaqen ID-të e thirrësve që janë indeksuar nga një varg i shërbimeve të Google.

Pajisjet me KitKat do të futen në Google Places dhe Google Apps për t’iu paraqitur përdoruesve mundësinë që të kërkojnë për kontaktet e afërme, derisa telefoni do të shfaqë një emër dhe një fotografi për biznese/kolegë që mund të thirrni dhe të cilët ju i thirrni.

ID thirrësi do të marrë biznese nga Google Places, ndoshta një restorant afër, derisa kërkuesi i ID-ve do të kërkojë për Google Apps, për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e platformës biznesore të Google për të parë se kush është duke thirrur nga ndërmarrja e tyre.

kitkat-diallerPërveç kësaj, përdoruesit e Google Apps do të jenë në gjendje që të gjejnë kontakte nga domeini i ndërmarrjes së tyre duke përdorur vetëm një emër. Por, ka edhe më tepër.

Nga “fillimi” i vitit të ardhshëm, Google thotë që do të shtojë ID thirrësin për të mubluar të gjithë përdoruesit e Google të cilët kanë vendosur një numër telefoni për llogaritë e tyre Google.

(Nuk është shumë e qartë se sa lehtë do të mund të zbulohen llogaritë personale kur të shtohen.) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>