Lajmet

Kjo bibliotekë universitare nuk ka asnjë libër prej letre

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Kjo bibliotekë universitare nuk ka asnjë libër prej letre

HT_florida_poly_bookless_library_sk_140829_4x3_992.0.0_standard_640.0Bibliotekat pa libra nuk janë edhe aq larg sa ishin dikur. Universiteti Politeknik i Floridës, që u hap për herë të parë gjatë këtij sezoni, ka një ndërtesë në vlerë prej 60 milionë dollarësh, të dizajnuar nga Santiago Calatrava, e që ka një bibliotekë që nuk mban një libër të vetëm prej letre brenda mureve të veta.

Në vend të kësaj, biblioteka ka hapësira për lexim, tavolina për të punuar dhe një numër të desktopëve, laptopëve dhe tabletëve që janë në dispozicion. Ky universitet iu bashkohet një numri të vogël të universiteteve që kanë hapur biblioteka të tilla gjatë viteve të fundit.

Në vend të librave, biblioteka ka një marrëveshje me publikues që iu mundëson një herë studentëve qasjen e një titulli pa pagesë. Nëse ndonjë student tjetër e “merr” librin elektronik të atij titulli, biblioteka automatikisht e blen atë për ta vendosur në koleksionin e vet.

Natyrisht, formati i shtypur ka një vend shumë të rëndësishëm në edukim dhe biblioteka – Universiteti Politeknik i Floridës është në fakt mjaft unik në ofrimin e një biblioteke të tillë tërësisht dixhitale. Universiteti i ri është i përqendruar tërësisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Këto programe kanë një përqendrim më të fuqishëm në materialin e ri që është në dispozicion të gjerë në formë dixhitale më tepër se sa një kurs rreth letërsisë, për shembull. Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që nuk do të ketë ndonjë libër prej letre në dispozicion.

Universiteti ka programe për huazim të librave me sistemet e universiteteve të afërta dhe ka një koleksion prej rreth 7,000 librave që ka marrë nga universiteti politeknik që është mbyllur së fundi – madje, administratorët ende duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë me librat prej letre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>