Lajmet

Kjo është e vetmja mënyre për të ngarkuar direktoritë në OneDrive përmes shfletuesit

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Kjo është e vetmja mënyre për të ngarkuar direktoritë në OneDrive përmes shfletuesit

cloud-1133601-100005806-largeOneDrive, shërbimi cloud i Microsoft që të gjithë duhet ta njihni, ka qenë shënjestër e kompanisë me përmirësime të vazhdueshme të shërbimit. Për shembull, pak muaj më parë abonentëve të Office 365 u ofrua akses në një hapësirë pa limit të dhënash. Ekziston një softuer i OneDrive i cili vjen i instaluar në Windows 8.1 që bën lidhjen me llogarinë tuaj. Mjafton të vizitoni folderin e OneDrive dhe të transferoni të dhënat tuaja çfarëdo qofshin ato direktori apo skedar.

Por kur përdorim një shfletuesi gjërat ndryshojnë paksa. Nëse përpiqeni të ngarkoni një direktori (Folder) në OneDrive përmes shfletuesve Firefox dhe Internet Explorer, ky veprim është thjesht i pamundur duke shfaqur një mesazh si ai në foton e paraqitur. Ajo që na suprizon është se në Google Chrome ky funksionalitet kryhet me vetëm dy klikime.

Mjafton të shkarkoni Google Chrome dhe të vizitoni llogarinë tuaj në OneDrive. Klikoni butonin e ngarkimit të të dhënave, navigoni dhe përzgjidhni ato direktori që dëshironi të ngarkoni dhe çdo gjë ndodh si me magji. Menjëherë do të shfaqet paneli që tregon progresin e ngarkimit. Nëse një direktori dështon të ngarkohet OneDrive do ju njoftojë.

Normalisht kohëzgjatja e ngarkimit të të dhënave varet nga shpejtësia e lidhjes suaj së internetit, por ekzistojnë edhe disa politika të Microsoft që vendosin kufij shpejtësie që të mos ketë impakt negativ mbi procesin e ngarkimit.

Mesa duket Chrome është i vetmi shfletues i aftë të performojë këtë funksionalitet në OneDrive. Por presim që kjo të ndryshojë me ardhjen e shfletuesit të shumëpërfolur Spartan. Ky mendohet të jetë një shfletues i avancuar i cili do të qëndrojë krahas Internet Explorer në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>