Harduer

Kjo është Galaxy Note 8

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Kjo është një sfidë teknologjike që mesa duket as Apple nuk ja ka arritur mposhtë. Skaneri do të vijojë të jetë në pjesën e pasme të telefonit ngjitur me kamerën e dyfishtë. Kjo është Galaxy Note 8 Photo Source: @evleaks

Ditën e djeshme Galaxy Note 8 u zbulua në mënyrë sensacionale nga insajderi i njohur i industrisë Evan Blass.

Ai zbuloi telefonin në detaje përmes një postimi në Twitter. (http://bit.ly/2w2qdU2) Galaxy Note 8 është një telefon me ekran pothuajse pa skaje fare dhe madhësi prej 6.3 inç.

Ky telefon premium vjen me opsionin më të mirë të Galaxy S8, kamerën e dyishtë. Por zhgënjimi më i madh pritet të jetë mungesa e një skaneri të shenjave të gishtërinjve integruar në ekran.

Kjo është një sfidë teknologjike që mesa duket as Apple nuk ja ka arritur mposhtë. Skaneri do të vijojë të jetë në pjesën e pasme të telefonit ngjitur me kamerën e dyfishtë.

Mes tyre qëndron një dritë LED. Edhe pse imazhet ngjajnë sikur të sihin zyrtare, Blass tha se ato nuk burojnë nga Samsung por janë publikuar aksidentalisht.

Deri në këtë moment Blass ka imazhet më të qarta të Galaxy Note 8 kur na ndajnë vetëm pak ditë nga debutimi zyrtar. Nëse problemet e iPhone 8 vijojnë, shanset që Samsung të korrë një sukses të vërtetë janë të larta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>