Lajmet

Kjo është historia e çuditshme e domeinit “.com” më të vjetër në histori

Mar 15 2015
0 Shpërndarje
Kjo është historia e çuditshme e domeinit “.com” më të vjetër në histori

150313105448-symbolics-com-newInterneti po feston një ditë të madhe sot: Domeini më i vjetër në botë “.com”, symbolics.com, mbush 30 vite. Domeini i parë “.com” u ble nga një kompani teknologjike në Massachusetts të SHBA-ve më 15 Mars 1985, pothuaj katër vite përpara se të shfaqej World Wide Web(www).

Symbolics ishte prodhuesi i parë i kompjuterëve të fuqishëm “WorkStation”, madje kjo kompani përmendet edhe në filmin e famshëm “Jurassic Park”. Por gjuha kompjuterike “Lisp” zhvilluar nga Symbolics humbi popullaritet me kalimin e viteve. Më 1993 Symbolics nënshkroi falimentimin. Kompania dhe uebsajti vazhdojnë të ekzistojnë edhe ditëve të sotme. Symbolics akoma zotëron sistemin operativ Lisp i cili përdoret nga disa agjensi qeveritare në një formë tejet të limituar.

Por papritmas, në një ditë të bukur të 2009-tës, Symbolics u përball me një kërkesë të një sipërmarrësit quajtur Aron Meytedt. Ai zotëronte një biznes dhe ishte interesuar nëse domeini symbolics.com ishte në shitje. Në fakt Symbolics kishte nevojë për para dhe ia dha domeinin sipërmarrësit duke kaluar në një domein tjetër symbolics-dks.com.

Po çfarë ndodhi me Symbolics.com ? Sipërmarrësi tha se ky uebsajt vazhdon të ketë vizita të shumta madje pa as edhe një reklamim thjesht nga kurioziteti. Qindra mijëra e vizitojnë çdo ditë për vetë faktin se është domeini i parë “.com” në histori.

Sipërmarrësi në fjalë tani nuk po bën para më përmes symbolics.com, dhe për të thjeshtë është diçka me vlerë. Ai thotë se ndihet shumë krenar që zotëron domeinin e parë “.com” në histori. (PCWorld Albanian)

Tags >

domain
Lajmet e fundit>